E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpronësime për ndërtimin e infrastrukturës rrugore në Tiranë dhe Shkodër

TIRANË, 16 shtator/ATSH/ Këshilli i Ministrave vendosi sot shpronësimin për interes publik të pronarëve që preken nga realizimi i projekteve infrastrukturore në Tiranë e Shkodër.

Në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave vendosi shpronësimin e pronarëve që preken nga realizimi i projektit për rehabilitimin e infrastrukturës rrugore në njësitë administrative nr. 1, nr. 2 dhe nr. 3, degëzimet e rrugës “Kadri Roshi” – “Demir Zyko”, Bashkia Tiranë.

Pronarët do të kompensohen me një vlerë të përgjithshme mbi 34 milionë lekë.

Ndërsa në Shkodër qeveria shpronësoi pronarët që preken nga realizimi i projektit për rikualifikim urban të sheshit pranë shkollës “Martin Camaj”.

Pronarët e pasurive të paluajtshme do të kompensohen në vlerë të përgjithshme prej 6.3 milionë lekë.

/m.m/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›