E Diel, 1 Nëntor 2026

Emërohen dy anëtarë të rinj të Komisionit Rregullator të Furnizimit me Ujë dhe Përpunimit të Ujërave të Ndotura

TIRANË, 16 shtator /ATSH/ Këshilli i Ministrave ka miratuar sot emërimin e dy anëtarëve të rinj të Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura.

Në mbështetje të kuadrit ligjor për rregullimin e sektorit të furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotura, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi emërimin e Genci Gjeçit dhe Anisa Kuretës si anëtarë të Komisionit Kombëtar Rregullator.

Vendimi parashikon se emërimet hyjnë në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren Zyrtare”.

/e.i/r.e/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›