50 efektivë të Forcave të Armatosura vijojnë operacionin për izolimin e zjarrit në Krastë të Krujës

TIRANË, 10 gusht /ATSH/ 50 efektivë të Forcave të Armatosura janë angazhuar në Krastë të Krujës, ku prej ditës së djeshme vijon operacioni për izolimin e plotë të zjarrit.
Ministria e Mbrojtjes njofton se, situata aktualisht është nën kontroll, ndërsa ndërhyrja po zhvillohet në një terren të vështirë.
Efektivët e Forcave të Armatosura, së bashku me forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave vijojnë të qëndrojnë në terren për monitorimin e vatrave dhe ndërhyrjen në rast nevoje.
/gj.m/a.f/r.e/