57-vjetori i lindjes së Thaçit, Balla: Uroj sa më shpejt të takohemi në Kosovë e në Shqipëri

TIRANË, 24 prill/ATSH/ Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla uroi ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi në 57-vjetorin e lindjes.
Përmes një fotografie të postuar në rrjetet sociale së bashku me një ish-ushtar të UÇK-së dhe duke mbajtur flamurin kombëtar në hyrje të Gjykatës së Hagës, Taulant Balla është shprehur se mezi pret të takohet me Hashim Thaçin në Kosovë dhe në Shqipëri.
Ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me ish-komandantë të tjerë të UÇK-së, njëherësh ish-zyrtarë të lartë të shtetit, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, ndodhen prej 5 vjetësh të paraburgosur në Hagë, të arrestuar nën pretendimin se kanë kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në vendin e tyre, ndërsa luftonin për liri kundër pushtuesit serb.