8 Marsi, trëndafila dhe urime në RTSH – Drejtoresha Vasili vlerëson punën e grave në institucion

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, punonjëset e Radio Televizionit Shqiptarë u surprizuan me një gjest të veçantë vlerësimi nga drejtoresha e këtij institucioni Eni Vasili.
Një trëndafil dhe një mesazh mirënjohjeje iu dhuruan secilës prej tyre , në shenjë falenderimi për përkushtimin, profesionalizimin dhe pasionin që sjellin çdo ditë në punën e tyre.
Në urimin e saj drejtoresha Vasili vlerësoi rolin dhe kontributin e grave në median publike duke theksuar se puna dhe energjia e tyre janë një vlerë e çmuar.
“Të dashura kolege, në këtë 8 Mars, dua t’ju uroj nga zemra dhe t’ju falënderoj për përkushtimin, profesionalizmin dhe energjinë që sillni çdo ditë në RTSH. Kontributi juaj është një vlerë e çmuar për institucionin tonë dhe për misionin e medias publike. Ju uroj 8 Mars të bukur, me sa më shumë vlerësim, frymëzim dhe suksese në çdo hap tuajin. Me respekt dhe mirënjohje, Eni Vasili”, thuhet në mesazh.
Një gjest i thjeshtë po i mbushur me vlerësim që la pas një atmosferë të ngrohtë dhe buzëqeshje mes gazetareve dhe punonjësve të RTSH në këtë ditë simbolike të fuqisë dhe madhështisë së gruas dhe nënës .
/rtsh.al/