Kryeministri Rama vlerëson rolin e grave në jetën publike dhe shoqërore

Kryeministri Edi Rama, në episodin e radhës të podcastit të tij “Flasim”, ka përcjellë një mesazh urimi për gratë me rastin e Dita Ndërkombëtare e Gruas, duke vlerësuar rolin dhe kontributin e tyre në zhvillimin e vendit.
Rama u shpreh se sot në Shqipëria ka gjithnjë e më shumë gra që udhëheqin, drejtojnë dhe kontribuojnë drejtpërdrejt në jetën publike dhe institucionale. Sipas tij, ato janë të pranishme në parlament, në qeveri, në institucione, në sipërmarrje, si edhe në fusha të tjera si arsimi, arti dhe sporti.
Kryeministri theksoi se energjia dhe roli i grave në jetën shoqërore dhe publike është mbështetur dhe promovuar në mënyrë të veçantë gjatë dekadës së fundit të qeverisjes, duke pasur një ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e vendit.
“Jam shumë krenar të them se sot kemi gjithmonë e më shumë gra që udhëheqin, që drejtojnë, krijojnë, ndërtojnë dhe ko0ntribuojnëe drejtpërdrejtë në zhvillimin e vendit tonë, ato janë në parlament, në qeveri, në të gjithë zinxhirin e institucioneve, në sipërmarrje, në shkolla, në universitete, në teatro, në hapësira e jetës artistike, sport, janë kudo. Kudo një vlerë e shtuar dhe një forcë e pazëvendësueshme. Dhe mjafton të shohësh realitetin e sotëm të vendit për të kuptuar se energjia dhe roli i grave në jetën publike dhe shoqërore që ka qenë një rol i adresuar, i mbështetur, i promovuar në mënyrë të posaçme në këtë dekadë që qeverisjes tonë ka pasur një impakt të jashtëzakonshëm. Ndaj nuk më mbetet veç se të uroj nga zemra jo vetëm gëzuar 8 marsin për të gjitha gratë, për të gjitha nënat , gjyshet, vajzat shqiptare , jo vetëm ti falënderoj për gjithçka bëjnë por edhe të uroj më gjithë zemër që pjesëmarrja e tyre të rritet, angazhimi i tyre të rritet dhe çfarë ato i sjellin Shqipërisë të jetë edhe më shumë fal rritjes së pjesëmarrjes dhe angazhimit të tyre”, u shpreh Rama.
/rtsh.al/