8 fshatra të Bashkisë Pogradec me rrjet të ri ujësjellësi

TIRANË, 2 korrik /ATSH/ Prefekti i Korçës, Nertil Jole, së bashku me kryebashkiakun e Pogradecit, Ilir Xhakolli, kanë inspektuar punimet në kantierin për ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit në njësinë administrative Trebinjë të Bashkisë Pogradec.
Investimi në vlerën 496,317,000 lekë me TVSH është i qeverisë nëpërmjet Agjencisë Kombëtare Ujësjellës Kanalizime dhe Mbetjeve të Ngurta. Projekti parashikon shtrimin e 70 km tubacione lineare, 10 km hapje rrugësh të reja dhe ndërtimin e 8 depove të reja.
Prefekti Jole bëri të ditur se, punimet e nisura në muajin maj, tashmë kanë mbërritur në 20% të vlerës dhe sasisë së punimeve të parashikuara. Afati maksimal i realizimit është 15 muaj dhe pritet që ky projekt të mbarojë brenda afatit, duke i ofruar shërbim cilësor pas përfundimit 8 fshatrave të kësaj njësie me 4500 banorë.
Nga ky ujësjellës përfitojnë fshatrat: Trebinjë, Dunicë, Gur i Bardhë, Kalivaç, Potkozhan, Malinë, Pevelan, Pleshisht. /j.p/
1 nga 16