I nxehti përvëlues në vend, policia bashkiake në Shkodër u shpërndan shishe me ujë qytetarëve

TIRANË, 2 korrik /ATSH/ Në këtë valë të nxehti që ka përfshirë vendin, një gjest human dhe sensibilizues është bërë nga policia bashkiake e qytetit të Shkodrës.
Efektivë të policisë bashkiake në Shkodër u kanë qëndruar pranë banorëve të qytetit duke u shpërndarë ujë për t’u bërë ballë temperaturave ekstreme.
Kreu i bashkisë së Shkodrës Benet beci ndau pamje teksa efektivë të policisë bashkiake u shpërndajnë ujë qytetarëve.
“Mirënjohje për shembullin që përcjellin”, shkruan Beci, në një postim në rrjetet sociale.
Prej ditësh vendi është përfshirë nga një valë e të nxehtit me temperatura shumë të larta.
/m.q//a.f/