E Diel, 1 Nëntor 2026

9 mln turistë në janar-gusht, INSTAT: Rritje me 5.2% krahasuar me 8 mujorin e vitit të kaluar

Rreth 9 milionë të huaj vizituan Shqipërinë gjatë periudhës janar-gusht, sipas të dhënave të Institutit të Statistikave.

Ky numër ka pësuar një rritje 5.2% krahasuar me të njëjtin tetëmujor të një viti më parë.

Megjithatë, ritmi i rritjes është ngadalësuar ndjeshëm gjatë këtij viti. Në 2024, rritja e turistëve të huaj u raportua 18.7% për muajt janar-gusht.

Numri më i lartë i tursitëve ka ardhur nga evropa, ndërsa flukse po ashtu ka pasur edhe nga Amerika, Afrika apo Azia./vizionplus.tv

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›