E Diel, 1 Nëntor 2026

Osmani takohet me Kaja Kallas, Presidentja kërkon që BE të heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është takuar me kryediplomaten europiane Kaja Kallas, pas zhvillimeve të fundit në Kosovë dhe rajon.

Osmani dhe Kallas biseduan në Nju Jork, ku presidentja tha se i kërkoi shefes së Politikës së Jashtme Europiane që BE-ja t’i heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës.

“Integrimi i Kosovës në BE mbetet ndër prioritetet tona kryesore shtetërore. Në këtë frymë, ritheksova domosdoshmërinë e heqjes së masave të padrejta të cilat po dëmtojnë të gjithë qytetarët tanë, pa përjashtim”, tha Osmani.

Gjatë qëndrimit në Nju Jork Osmani u takua edhe me Sekretarin amerikan të Shtetit Marko Rubio./vizionplus.tv

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›