"A e di çka do të thotë me u shit", Zoja Nushi përfshihet në një debat me Adrian Kalanderin në Big Brother

Kanë nisur përplasjet e para ndërmjet banorëve të Big Brother VIP Kosova 5.
Së fundmi në një debat është përfshirë Zoja Nushi me Adrian Kalanderin, ku pjesë e tij ka qenë edhe Fatlum Dreshaj.
Duket se Zojës i ka ngelur hatri për një fjalë që konkurrenti nga Prizreni i kishte thënë, nga i cili kërkoi llogari.
Foto: Screenshot/YouTube
Ata po qëndronin në oborr, teksa vazhdonin diskutimet me njëri-tjetrin, duke dashur që të marrë një mendim nga ta.
"A e di çka do të thotë me u shit, a e di çfarë po thua, a di çka do të thotë me i thënë njeriut je duke u shitur ti", iu drejtua Zoja - Adrianit.
Ky i fundit u mundua të injorojë, gjersa ia ktheu: "Manipuluese, me mua jo".
Edhe pse kanë kaluar vetëm pak ditë në shtëpinë e famshme, ata po kërkojnë të jenë në vëmendje e të kenë përplasje të shumta. /Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com