E Diel, 1 Nëntor 2026

AK te unifikohen kampionatet e futbollit Shqiperi - Kosove

TIRANE - Aleanca Kuq e Zi propozon bashkimin ne nje te vetem te kampionateve te futbollit ne Shqiperi dhe Kosove. Ajo ka prezantuar nismen Nje komb nje kampionat ndersa kerkesen ia ka bere zyrtare dy federative perkatese te sportit
Ne nje prononcim per mediat AK-ja thekson se Kosova vijon te neglizhohet nga aktivitetet nderkombetare ndersa talentet shqiptare te futbollit te Kosoves po humbasin ne bote.
Sipas saj duhet te rritet bashkepunimi mes dy federatave si dhe te hapen negociatat me FIFA-n dhe UEFA-n per standardizimin e kategorive sportive.
Gjithashtu AK-ja ka kerkuar te zhvillohet takime dhe konsulta nderkombetare per te unifikuar aktivitetet sportive.
Sipas AK nje komb duhet te kete nje histori nje gjuhe nje kulture dhe nje te ardhme.

PROPOZIMET E ALEANCES
1. Organizimin e nje kuvendi te dy federatave shqiptare te futbollit te Shqiperise dhe Kosoves per realizimin e nje axhende te ardhshme dhe te perbashket bashhkepunimi dhe gjithashtu nje plan te perbashket veprimi.
2. Marreveshja dhe strategjia te kene si synim realizimin brenda 100 vjetorit te pavaresise te objektivit Nje komb Nje kampionat duke perfshire ne nje konkurim te perbashket perfaqesite e futbollit te te gjithe qyteteve ne Shqiperi dhe Kosove.
3. Hapjen e negociatave me te gjitha institucionet nderkombetare si UEFA dhe FIFA per zyrtarizimin e ketij objektivi me qelim njohjen dhe standartizimin e te gjitha kategorive sportive ne Shqiperi dhe Kosove si nje trup I vetem.
4. Zhvillimin e seminareve konferencave tryezave konsultative diskutimeve me eksperte vendas dhe te huaj per te realizuar nje debat institucional dhe transparent me te gjithe klubet e futbollit ne Shqiperi dhe Kosove presidentet e tyre aksioneret shoqerive por edhe me grupimet e tifozave me qellim realizimin e nje vendimarrje sa me te gjere gjitheperfshirese dhe afatgjate ne kete fushe.
5. Zhvillimin e nje programi te perbashket duke patur parasysh qe perfshirja e disa ekipeve dhe klubeve te kosoves ne kategorine superiore te Shqiperise ti sherbeje motivimit angazhimit dhe bashkimit shpirteror mes nje kombi qe ka nje histori nje gjuhe nje kulture dhe nje te ardhme.

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›