E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapshtice situate e normalizuar

KAPSHTICEuml- Pas dy diteve te ngarkuara situata sot ne Kapshtice paraqitet me e qete dhe e nomralizuar. Ne piken kufitare mes Shqiperise dhe Greqise sot nuk ka patur me rradhe te gjata automjetesh per shkak te numrit te madh te emigranteve qe ktheheshin ne vendet e tyre te punes. Deri dje pasdite pala greke ka punuar me sportele te reduktuara. Por situata u normalizua pas takimit te kerkuar nga pala shqiptare ku u ra dakord qe ne token helene te funksionojne 4 sportele nga vetem nje i tille qe punonte gjate dites. Gjate 24 oreve te fundit permes kesaj pike kane hyre ne Shqiperi 1660 shtetas shqiptare ndersa kane dale 3810 te tille numri i te cileve ne fundjave pritet te rritet.

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›