AKSK: Kujdes nga mesazhet mashtruese me SMS që imitojnë e-Albania

TIRANË, 7 qershor /ATSH/ Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike) ka identifikuar një fushatë mashtruese përmes mesazheve SMS, të cilat paraqiten si njoftime për gjoba trafiku të papaguara dhe synojnë përvetësimin e të dhënave personale dhe bankare të qytetarëve.
Sipas AKSK-së, mesazhet përmbajnë lidhje të dyshimta që ridrejtojnë përdoruesit drejt faqeve të rreme që imitojnë platformën zyrtare e-Albania, me qëllim vjedhjen e kredencialeve dhe informacionit financiar.
AKSK bën me dije se ka referuar rastin pranë Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit dhe pranë AKEP, për marrjen e masave për bllokimin e domain-eve dhe adresave IP të përfshira në këtë aktivitet keqdashës.
AKSK u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes, të mos klikojnë në lidhje të dyshimta dhe të mos ndajnë të dhëna personale apo bankare në faqe të paautorizuara, duke përdorur vetëm kanalet zyrtare për verifikim dhe pagesa.
1 nga 2/e.xh/j.p/