E Diel, 1 Nëntor 2026

Salla: 1945 teste të akredituara garantojnë sigurinë ushqimore

TIRANË, 7 qershor /ATSH/ Në Ditën Ndërkombëtare të Sigurisë Ushqimore, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, vlerësoi punën e Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, duke theksuar rëndësinë e forcimit të sistemeve të kontrollit dhe monitorimit të ushqimeve.

Salla u shpreh se Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, përmes 1945 testeve të akredituara, garanton standarde të larta kontrolli dhe siguri për konsumatorët.

Sipas tij, synimi i qeverisë është vijimi i forcimit të sistemeve të kontrollit dhe monitorimit, me qëllim rritjen e besimit të konsumatorëve dhe përmirësimin e cilësisë së produkteve ushqimore vendase.

“Synimi ynë është të vijojmë forcimin e sistemeve të kontrollit dhe monitorimit, për të garantuar më shumë cilësi, besim dhe siguri ushqimore në çdo produkt ‘Made in Albania’”, deklaroi ministri.

/e.xh/j.p/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›