AKU: Tërhiqen nga tregu biskotat “EnerBiO Dinkel Waffeln Natur”, dyshime për mykotoksina

TIRANË, 20 maj/ATSH/ Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) informon se janë tërhequr nga tregu biskotat “EnerBiO Dinkel Waffeln Natur”, pas një njoftimi të ardhur nga kompania prodhuese në Gjermani, për shkak të dyshimeve për tejkalim të mundshëm të nivelit të lejuar të mykotoksinave (substanca të krijuara nga myku).
AKU njofton se produkti është tërhequr nga të gjitha pikat e shitjes në supermarketet “Rossmann & Lala”, si masë sigurie për konsumatorët, ndërsa po kryhen verifikimet përkatëse në lidhje me rastin.
AKU u bën thirrje qytetarëve që nëse e kanë blerë këtë produkt dhe e disponojnë ende, të mos e konsumojnë dhe ta kthejnë pranë pikave të shitjes.
/j.p/r.e/