E Hënë, 2 Nëntor 2026

AKU bllokon dhe asgjëson pjeshkë dhe rrush nga Greqia me mbetje pesticidesh

TIRANË, 24 shtator /ATSH/ Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), pas kontrollit të kryer ka  konstatuar se produktet pjeshkë dhe “rrush i kuq francez”, të importuar nga Greqia, kanë rezultuar me prani mbi normë të pesticidit Propamocarb, një substancë që paraqet risk për shëndetin e njeriut.

AKU pas kryerjes së kontrolleve dhe ndjekjes së gjurmueshmërisë, ka bllokuar sasitë në gjendje të produkteve të konstatuara, me qëllim asgjësimin.

AKU gjithashtu njofton se, për këto raste ka kryer njoftimin përkatës pranë kategorisë së njoftimeve RASFF (Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për kafshë).

/e.xh/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›