E Hënë, 2 Nëntor 2026

OKB – Zelensky: Evropa nuk mund ta humbasë Moldavinë

NJU JORK, 24 shtator /ATSH-AFP/ – Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha sot nga podiumi i OKB-së se Evropa nuk duhet të lejojë që Moldavia të futet në orbitën e Rusisë.

“Rusia po mundohet të bëje me Moldavinë atë që Irani ka bërë dikur me Libanin, dhe sërish përgjigja ndërkombëtare është e pamjaftueshme’’, deklaroi Zelensky.

‘’Ne e kemi humbur tashmë Gjeorgjinë dhe prej vitesh Bjellorusia ka shkuar drejt një varësie ndaj Rusisë. Evropa nuk mund ta përballojë të humbasë Moldavinë gjithashtu”, deklaroi ai në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara./ /f.k/ /os/ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›