E Premte, 6 Nëntor 2026

AKUK kontroll lavazheve në të gjithë vendin - ATSH -

TIRANË, 6 nëntor /ATSH/ Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve bën me dije se ka nisur aksioni në terren për kontrollin e lavazheve që furnizohen në mënyrë të paligjshme nga rrjeti publik i ujësjellësit.

Drejtori i përgjithshëm i AKUK, Fludian Çuka u shpreh se “është e rëndësishme që jo vetëm subjektet që ushtrojnë aktivitetin e lavazhit, por çdo biznes apo individ, të ndërgjegjësohet se lidhjet e paligjshme ndikojnë drejtpërdrejt në furnizimin me ujë të banorëve, duke cenuar sasinë dhe presionin e ujit në rrjet”.

Çuka shtoi se “ndërhyrjet e pakontrolluara krijojnë rrezik për ndotjen e rrjetit publik dhe cenimin e cilësisë së ujit të pijshëm”.

Aksioni vjen në vijim të njoftimit të bërë më parë dhe përfundimit të afatit të vetërregullimit më 31 tetor.

/e.i/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›