E Hënë, 2 Nëntor 2026

AMP arreston shefin e Kufirit në Kakavijë

TIRANË, 4 tetor /ATSH/ Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë – Gjirokastër) arrestoi punonjësin e policisë A. M., me detyrë Shef i Kufirit të Gjelbërt Kakavijë në DVKM Gjirokastër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Sipas AMP-së arrestimi i tij u krye pasi ditën e djeshme gjatë drejtimit të mjetit, ka aksidentuar shtetasen K. H., e cila si pasojë ka ndërruar jetë.

“Janë kryer veprimet e para hetimore si këqyrja e vendit të ngjarjes, sekuestrimi i automjetit, gjithashtu edhe marrja e një mostre gjaku për kryerjen e Ekspertimit Toksikologjik. Nga verifikimi me testin matës të alkoolit ka rezultuar negativ”, njoftoi AMP.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.

/m.q/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›