ANCHORAGE – Trump dhe Putin shtrëngojnë duart para samitit

ANCHORAGE, 15 gusht /ATSH-ANSA/ – Donald Trump dhe Vladimir Putin shtrëngojnë duart në bazën ajrore ”Elmendorf-Richardson” në Anchorage.
Udhëheqësi i Kremlinit u prit nga presidenti amerikan sapo zbriti nga avioni presidencial.
Ky është takimi i parë midis Putinit dhe një presidenti amerikan që kur Putin u takua me Joe Biden në Gjenevë në vitin 2021.
Shtrëngimi i duarve u zhvillua në qilimin e kuq të shtruar për Putinin.
Trump duartrokiti Vladimir Putinin me mbërritjen e tij në Anchorage, duke i dhënë atij një shenjë miratimi.
”Cari” ia ktheu gjestin me një buzëqeshje të ngrohtë.
Donald Trump dhe Vladimir Putin në një makinë së bashku.
Të dy udhëheqësit hipën në një limuzinë që i priste në aeroport.
Të dy, të filmuar nga kamerat, dukeshin duke buzëqeshur.
Vladimir Putin nuk iu përgjigj pyetjeve të medias në lidhje me armëpushimin në Ukrainë.
As presidenti amerikan nuk foli me gazetarët./ a.jor.