E Martë, 3 Nëntor 2026

ANTALIA – Zelensky: Delegacioni rus duket si një farsë

ANTALIA, 15 maj /ATSH-ANSA/ – Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke mbërritur në Ankara, tha se delegacioni ukrainas “është në nivelin më të lartë” dhe në vend të kësaj e quajti atë rus “dekorativ”, i cili “duket më shumë si një farsë, një shfaqje teatrale, sesa një gjë serioze”.

“Ne do të vendosim për hapat e mëtejshëm pas takimit me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan”, shtoi udhëheqësi ukrainas.

”Sa i përket takimit me Erdoganin, mendoj se duhet të presim një zgjidhje të drejtë”, theksoi Zelensky duke shtuar se ”pala e tij po përpiqet të jetë konstruktive”. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›