FOKUS – Zelensky konfirmon se nuk do të jetë i pranishëm në bisedimet e Stambollit me Rusinë

STAMBOLL, 15 maj /ATSH-DPA/- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky konfirmoi sot se nuk do të marrë pjesë në bisedimet e planifikuara me zyrtarët rusë – për zgjidhjen e konfliktit në vendin e tij.
“Delegacioni ukrainas – i autorizuar për të negociuar armëpushimin – do të udhëhiqet nga ministri i Mbrojtjes, Rustem Umerov”, tha sot Zelensky pas takimit me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, në Ankara.
“Është e paqartë nëse bisedimet, të planifikuara në Stamboll, do të fillohen sot apo nesër”, tha ai.
“Delegacioni ukrainas do të qëndrojë në qytet deri të premten”, tha presidenti ukrainas, Zelenksy.
U konsiderua e pamundur që Zelensky të udhëtonte në Stamboll, pasi Kremlini njoftoi dje se udhëheqësi rus, Vladimir Putin nuk do të merrte pjesë në negociata.
Nëse përfaqësuesit rusë dhe ukrainas takohen në Stamboll, këto do të ishin bisedimet e para të drejtpërdrejta që nga pranvera e vitit 2022 – menjëherë pas fillimit të luftës. //a.i/