E Diel, 1 Nëntor 2026

AQSHF jep lajmin: Filmi “Shoku ynë Tili” do të shpëtohet dhe restaurohet

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit ka dhënë sot lajmin për restaurimin e filmit të njohur shqiptar “Shoku ynë Tili”. Restaurimi dhe shpëtimi i këtij filmi do të jetë i mundur falë nismës “Adopto një film për restaurim” me kontributin e një shqiptari nga Kosova.

“Do të restaurohet edhe Filmi Shoku ynë Tili 🙏 🎬🎞️🎥 Falë nismës së Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit ‘Adopto një Film për Restaurim’ dhe dashamirësisë së Baki Wahesh ky film do të shpëtohet dhe restaurohet. Faleminderit nga zemra shqiptarit të mirë të Kosovës Baki Wahesh për kujdesin ndaj filmit dhe trashëgimisë unike shqiptare 🙏 Nisma është ende e hapur për çdo film shqiptar, dokumentar dhe animacion gjithashtu”, shkruan AQSHF.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›