ARRSH: 27% e punimeve në aksin Kthesa e Bërdicës – Ura e Bahçallëkut janë përfunduar

TIRANË, 11 korrik/ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njoftoi sot se punimet në objektin “Ndërtim rruga Kthesa e Bërdicës – Ura e Bahçallëkut” po vijojnë me ritme të kënaqshme, duke arritur deri tani rreth 27% të volumit total të projektit.
Sipas njoftimit të ARRSH, aktualisht, po punohet paralelisht në disa procese kyçe: Po përfundon ndërtimi i veprave të artit të tipit Box për kullimin e ujërave; Janë drejt përfundimit shtresat rrugore; Vijon puna për shtrimin e shtresave asfaltike dhe ndërtimin e trotuareve; Ka nisur realizimi i pilotave që do të shërbejnë për ndërtimin e urës së re të Bahçallëkut.
ARRSH bën të ditur se ky investim synon të përmirësojë ndjeshëm kushtet e qarkullimit dhe sigurinë rrugore për të gjithë përdoruesit e këtij segmenti. ARRSH thekson se punimet do të vijojnë sipas afateve të përcaktuara në projekt.
1 nga 7/a.f//r.e/