E Diel, 1 Nëntor 2026

ATHINË – Tërmet në veriperëndim të Greqisë, nuk ka viktima

ATHINË, 9 mars /ATSH-DPA/ – Një tërmet me magnitudë 5,3 ballë të shkallës Rihter goditi sot në mëngjes pjesë të veriperëndimit të Greqisë dhe zonën përreth ishullit turistik të njohur të Korfuzit.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Universitetit të Athinës, lëkundja e moderuar sizmike ndodhi rreth orës 05:32 të mëngjesit, sipas orës lokale.

Mediat greke raportuan se tërmeti u ndje edhe në jug të Shqipërisë.

Epiqendra e tërmetit ishte në territorin kontinental pranë kryeqendrës rajonale Janinë, në një thellësi rreth 10 kilometra.

Pas lëkundjes kryesore u regjistruan edhe disa pasgoditje më të vogla.

Shumë banorë u zgjuan nga lëkundjet dhe dolën jashtë shtëpive. Mediat lokale raportuan për ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike në disa zona, si dhe për rrëshqitje të vogla dheu.

Sipas ekspertit të tërmeteve Efthymios Lekkas, i cili foli për televizionin grek ERTNews, fillimisht nuk janë raportuar të lënduar apo dëme të konsiderueshme në ndërtesa. /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›