AXHENDA NDËRKOMBËTARE 08/8/2025

MOSKË (Rusia) – Skadon ultimatumi i Donald Trump ndaj Rusisë për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.
PEKIN (Kina) – Konferenca Botërore e Robotëve.
KIEV (Ukrainë) – Funerali i gazetares ukrainase Viktoria Roshchina, e cila vdiq në robëri në Rusi.
ULKEN (Kazakistani) – Ceremonia për të shënuar fillimin e shpimeve në vendin e centralit të parë bërthamor të ndërtuar nga Rusia në Kazakistan.
MBRETËRIA E BASHKUAR – Grupet e ekstremit të djathtë organizojnë protesta përpara hoteleve që strehojnë emigrantë.
PARIS (Francë) – FAO publikon indeksin mujor të çmimeve të ushqimeve.
UASHINGTON (Shtetet e Bashkuara) – Paraqitja e Elias Rodriguez, i akuzuar për vrasjen e punonjësve të ambasadës izraelite pranë një muzeu hebre në Uashington.
EL XHADIDA (Marok) – Edicioni 2025 i ”Moussem”, një nga ngjarjet më të rëndësishme të hipizmit në botën arabo-myslimane./ a.jor.