AXHENDA NDËRKOMBËTARE 18/6/2025

GJENEVË (Zvicër) – Konferenca e shtypit e Komisionit të Pavarur Ndërkombëtar të Hetimit mbi Territorin e Pushtuar Palestinez, përfshirë Jerusalemin Lindor dhe Izraelin.
SHËN PETËRBURG (Rusi) – Forumi Ekonomik Ndërkombëtar i Shën Petërburgut.
RUSI – Vizitë e presidentit indonezian Prabowo Subianto dhe takimi me Vladimir Putinin.
LONDËR (Mbretëria e Bashkuar) – Kongresi botëror mbi IA-në.
GJENEVË (Zvicër) – Shefi humanitar i OKB-së, Tom Fletcher, i drejtohet një takimi të Këshillit Ekonomik dhe Social të Kombeve të Bashkuara (ECOSOC).
ZAGREB (Kroaci) – Vizitë nga kryeministri indian, Narendra Modi.
UASHINGTON (Shtetet e Bashkuara) – Elias Rodriguez paraqitet në gjykatë për vrasjen e punonjësve të ambasadës izraelite pranë një muzeu hebre në Uashington.
UASHINGTON (Shtetet e Bashkuara) – Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së Pete Hegseth dëshmon para Komitetit të Senatit për Shërbimet e Armatosura.
SHBA – Futboll – Kupa e Botës për Klube FIFA./ a.jor.