E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Abilekaj: Pretendimet e Veliajt për transferimin janë të besueshme, kushtet në qeli të papranueshme

Analisti Enton Abilekaj ka komentuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus pretendimet e Erion Veliajt për arrestimin dhe transferimin në burgun e Fierit.

I pyetur nga moderatori Ylli Rakipi se sa të besueshme janë deklaratat e kryebashkiakut, Abilekaj u shpreh se ato mund të jenë pjesë e përpjekjes së tij për ta paraqitur çështjen si një proces politik.

Megjithatë, analisti tha se disa prej pretendimeve të Veliajt janë të besueshme, duke përmendur sekretin që shoqëroi transferimin dhe kushtet në qelinë ku ai është vendosur.

Pjesë nga intervista:

Reklamë

Rakipi: Sa i besueshëm është Erion Veliaj?

Abilekaj: Kemi të bëjmë me dy palë. Një palë është Veliaj, person i cili që nga ndalimi, arrestimi e deri më sot, gjithmonë ka ngulmuar ta çojë si një proces politik. Edhe deklarata e avokatit Ndreca, që thotë se arrestimi është bërë nga Edi Rama, është në shërbim të kësaj çështjeje. U prish qetësia në Shqipëri, iu atribua Veliajt. Vizita i erdhi në një orar të papërshtatshëm. Ishte një vizitë në një kohë kur takimet nuk lejohen. Edhe nëse ministri nuk ka shkuar i dërguar nga Rama, Veliaj mund të spekulonte, sepse vizita ishte e paligjshme dhe është në shërbim të asaj piste që ai po ndjek. Këto janë pretendimet e Veliajt. Mbrojtësit e kryebashkiakut thonë se transferimi ishte sekret shtetëror. Dhe ne nuk e dimë pse u mbajt sekret. Në këtë aspekt, spekulimet e tij janë të besueshme. Qelia ku është futur Veliaj është pa dritare, pa dalje, pa ajrosje. Kushtet e asaj dhome janë të papranueshme, jo vetëm për Veliajn, por për çdo të burgosur. Thonë se vizita e ministrit ishte inspektim. Por, nëse është kështu, duhet të kishte një urdhër, duhet të kishte inspektim më vete.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›