E Diel, 1 Nëntor 2026

Abissnet Superiore në RTSH/ Ndeshja Tirana–AF Elbasani do të zhvillohet në “Selman Stërmasi” në orën 14:00

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë një ndryshim në programin e ndeshjeve të javës së 9-të të “Abissnet Superiore”.

Departamenti i Komunikimit në FSHF njofton se ndeshja Tirana–AF Elbasani, e planifikuar të zhvillohej të mërkurën, më 29 tetor, në orën 19:30 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet në të njëjtën ditë në stadiumin “Selman Stërmasi”, në orën 14:00. Ky takim vjen për publikun shqiptar nëpërmjet Rrjetit të Radio Televizonit Shqiptar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›