E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ndërpriten për 15 minuta punimet e Kuvendit, Peleshi: Diskutim me grupet parlamentare për vijueshmërinë e seancës

Ndërpritet për 15 minuta seanca plenare. Kërkesa u komunikua nga kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, i cili kërkoi një takim me kryetarët e grupeve parlamentare për të diskutuar mbi mbarëvajtjen dhe vijueshmërinë e seancës plenare lidhur me procedurën e diskutimeve mbi secilin raport të 5 institucioneve të drejtësisë.

Kjo kërkesë u kontestua nga kryetarët e grupeve parlamentare opozitare, ndërsa seanca u ndërpre nga kryeparlamentari Niko Peleshi.

Sipas këtij të fundit, bazuar mbi manualin e raportimit të institucioneve në Kuvend, deputetët do duhet të dorëzonin pyetjet deri para nisjes së seancës plenare, dhe pas raportimeve përkatëse nga krerët e 5 insttucioneve, lexohen pyetjet dhe jepen përgjigjet përkatëse.

“Kërkoj ndërprerjen me 15 minuta për një bisedë bashkë me ju dhe dy kryetarët e grupeve, në rast se s’do kemi dakordësinë tuaj për të vijuar, do kërkoj ndërprerjen e diskutimeve dhe kalimin në votim”, tha Balla.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›