E Hënë, 2 Nëntor 2026

Balaj-Murataj, Vllaznia mund Vorën

Në Loro Boriçi të Shkodrës, Vllaznia mundi 2-0 Vorën, në një ndeshje të fortë. Fillimi ishte për shkodranët, që sulmuan furishëm dhe bënë disa gjuajtje që në minutat e para. Megjithatë, golin e avantazhit e arritën nga pika e penalltisë, në minutën e 38-të, nga i zakonshmi Bekim Balaj.

Vora nuk u dorëzua për asnjë çast dhe pjesa e dytë ishte tepër e luftuar. Por ata që shënuan ishin edhe një herë vendasit, kur Murataj mbylli me kokë një aksion nga e djathta.

Shkodranët ngjiten në kuotën e 10 pikëve, ndërsa Vora mbetet me 7 pikë.

Pas përfundimit të javës së pestë, Vllaznia dhe Egnatia janë vetëm një pikë pas Elbasanit, që kryeson renditjen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›