E Diel, 1 Nëntor 2026

Agjencia Kombëtare e Turizmit memorandum bashkëpunimi për promovimin e trashëgimisë kulturore

TIRANË, 15 shtator /ATSH/ Agjencia Kombëtare e Turizmit dhe platforma “Tradita.al” kanë formalizuar bashkëpunimin për promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare, traditave, artizanatit, gastronomisë dhe produkteve autentike shqiptare.

Memorandumi i Bashkëpunimit u nënshkrua nga drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Jola Hysaj dhe themeluesja e “Tradita.al”, Edlira Sulaj, duke shënuar një hap të rëndësishëm në drejtim të krijimit të nismave të përbashkëta për promovimin e vlerave dhe identitetit shqiptar.

Përmes këtij bashkëpunimi, synohet organizimi i nismave të përbashkëta promovuese, që rrisin njohjen e vlerave shqiptare dhe forcojnë lidhjen ndërmjet turizmit, kulturës dhe komuniteteve lokale.

Në fokus do të jenë veçanërisht produktet autentike shqiptare, zejtaria dhe artizanati tradicional, kulinaria dhe gastronomia vendase, si dhe elementë të tjerë që përbëjnë identitetin kulturor të Shqipërisë.

1 nga 3

/k.s/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›