Ambasadori kroat në Shqipëri: Dënimi i Thaçit nuk do t’i bënte mirë imazhit të Kosovës

TIRANË, 15 shtator/ATSH/ Ambasadori i Kroacisë në Shqipëri, Zlatko Kramariç, tha sot se vendimi i Gjykatës Speciale që pritet të shpallet nesër për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, duhet të pranohet, edhe pse mund të jetë i dhimbshëm.
Në një prononcim për mediet, Kramariç tha se një dënim i Thaçit nuk do t’i bënte mirë imazhit të Kosovës.
“Duhet të shohim të dyja anët, nga njëra anë çështjen e Thaçit dhe nga ana tjetër çështjen e Kosovës. Për shkak të imazhit të shtetit të Kosovës nuk është mirë që Thaçi të dënohet. Sido që të jetë vendimi, nuk është përgjegjësi e Kosovës. Shpresoj që procesi të mos ketë qenë politik, por i drejtë”, tha ambasadori kroat.
Kramariç ka qenë ambasadori i parë i Kroacisë në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë, kohë kur Hashim Thaçi ishte kryeministër.
/k.s/r.e/a.f/