Agjencia e Bashkimit Evropian për Sigurinë e Aviacionit: Shmangni fluturimet në Iran, Irak dhe Liban

Agjencia e Bashkimit Evropian për Sigurinë e Aviacionit (EASA) u ka bërë thirrje linjave ajrore që të shmangin fluturimet në hapësirën ajrore të Iranit, Irakut dhe Libanit deri më 31 gusht.
Vendimi vjen si pasojë e tensioneve të vazhdueshme dhe rrezikut për sulme të reja ushtarake, pas shkëmbimit të goditjeve të fundit mes SHBA-së dhe Iranit.
Sipas EASA-s, zbatimi i armëpushimit mbetet i brishtë. Agjencia paralajmëroi se nëse armëpushimi dështon, hapësira ajrore iraniane do të ekspozohet ndaj “kërcënimeve të menjëhershme”.
Ndryshimi i udhëzimeve për Lindjen e Mesme parashikon shmangie totale të Iranit, Iraku dhe Libanit pasi mbeten zona rreziku të lartë deri në fund të gushtit.
EASA ka tërhequr udhëzimin e mëparshëm që kërkonte kujdes për vende si Bahreini, Kuvajti, Izraeli, Jordania, Katari, Omani, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite.
Paralajmërimi i ri pason sulmet e Gardës Revolucionare të Iranit ndaj bazave ushtarake amerikane në Bahrein dhe Kuvajt, të cilat erdhën si kundërpërgjigje ndaj goditjeve të SHBA-së pas sulmeve ndaj cisternave të naftës në Ngushticën e Hormuzit.
/rtsh.al/