E Hënë, 2 Nëntor 2026

Trump: SHBA mund të heqë Sirinë nga lista si shtet, sponsor i terrorizmit

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë të ditur se do ta largojë Sirinë nga lista e Shteteve të Bashkuara për “shtetet sponsorë të terrorizmit”.

“Mendoj se do ta bëj”, u tha Trump gazetarëve në përgjigje të një pyetjeje gjatë një takimi me Presidentin sirian Ahmed al-Sharaa.

Shtetet e Bashkuara kishin njoftuar më herët se po rishikojnë statusin e Sirisë si shtet sponsor i terrorizmit.

Kjo lëvizje imponon kufizime të rëndësishme në ndihmën e huaj amerikane, eksportet e mbrojtjes dhe disa transaksione financiare.

Muajin e kaluar, Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që përfundon programin e sanksioneve amerikane ndaj Sirisë.

Ky vendim hap rrugën për t’i dhënë fund izolimit të vendit nga sistemi financiar ndërkombëtar dhe vjen si pjesë e premtimit të Uashingtonit për të ndihmuar në rindërtimin e Sirisë pas luftës civile shkatërruese.

Lufta në Siri, që filloi në vitin 2011, la pas qindra mijëra të vdekur, miliona të zhvendosur dhe një infrastrukturë të rrënuar.

Qeveria e re siriane, nën udhëheqjen e Ahmed al-Sharaa, po përpiqet të stabilizojë vendin dhe të tërheqë mbështetje ndërkombëtare për rindërtim.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›