E Diel, 1 Nëntor 2026

Ajo debulese dhe ne 2000 ne Vlore

Per politikanin Sali Berisha i njohur per energjine e tij te jashtezakonshme dhe pjesemarrjen e apasionuar neper mitingje nuk eshte hera e pare qe ndjehet keq gjate nje fjalimi ne publik.

Ne 14 maj 2000 kur Berisha ishte ne opozite gjate nje mitingu ne Sheshin e Flamurit ne Vlore u ndje keq dhe papritur bashkepunetoret e tij e terhoqen per ti dhene ndihme. Kryeministri i atehershem Ilir Meta vuri ne dispozicion nje helikopter per ta transportuar ne Tirane ne rast perkeqesimi.

Sali Berisha mori nje ndihme te pare ne qytetin e afert Fier dhe me pas ai vete vendosi te refuzonte helikopterin duke vazhduar kthimin per ne Tirane me makine. Nuk pati nje komunikate zyrtare per gjendjen e tij por Berisha edhe ne Vlore kaloi nje debulese per shkak te lodhjes dhe emocioneve te rikthimit ne qytetin e trazirave te 97.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›