E Diel, 1 Nëntor 2026

Bill Kovac gazetari legjendarme origjine shqiptare rrefen jeten

Gazetari legjendar me origjine shqiptare Bill Kovac thote se me daljen e mediave te reja gazetaria eshte bere edhe me e rendesishme se me pare. Ai ka qene shef i zyres se gazetes Nju Jork Tajms per Uashingtonin dhe ka luajtur rol ne zbulimin dhe publikimin e Dokumenteve te Pentagonit ngjarje qe beri mjaft buje ne fillim te viteve 70. Zoti Kovac eshte gjithashtu autor i librit Elemente te Gazetarise perkthyer ne me shume se 30 gjuhe dhe lexim i detyrueshem ne universitetet amerikane. Ne nje interviste me kolegun Ilir Ikonomi zoti Kovac flet per sfidat e reja te gazetarise dhe lidhjet e tij me Shqiperine.

Si ka ndryshuar roli i gazetarise qe nga koha kur ju punonit per gazeten New York Times

Nuk mendoj se roli ose pergjegjesia e gazetarise ka ndryshuar ato vetem se jane bere me te rendesishme. Roli i gazetarit eshte ti jape audiences qytetareve informacionin qe atyre u duhet per te bere gjykime te informuara dhe te mencura rreth njerezve ne pushtet dhe problemeve qe prekin jeten e perditshme. Nese duam te kemi nje shoqeri demokratike kjo nuk mund te jete nje shoqeri e paditur.

Ne librin tuaj Elemente te gazetarise ju thoni se perkushtimi i pare i gazetarise eshte ai ndaj se vertetes. A eshte kjo ende e vlefshme sot me daljen e teknologjive dhe mediave te reja

Perkundrazi eshte bere edhe me e rendesishme. E verteta eshte gjeja me e veshtire per tu provuar. Zakonisht ne vetem sa i afrohemi se vertetes. Me teknologjite e reja kemi mijra linja komunikimi tek te cilat ka qasje cdo njeri mjafton te kete nje kompjuter. Sot njerezve u duhet te kerkojne ne kete sasi gjigante informacioni per te gjetur se cilat gjera jane te verifikuara cilat jane mashtrime cilat jane propagande e cilat fantazi. Prandaj ky eshte edhe roli i gazetareve tani te ndihmojne per te sqaruar se cila eshte e verteta ne tere ate informacion.

Me fjale te tjera gazetaria sot eshte bere me e komplikuar
Absolutisht me e komplikuar dhe jashtezakonisht me e rendesishme. Nese ka 500 zera te ndryshem qe te tregojne se cfare po ndodh ne keta zera do te kete korporata qe flasin per qellime fitimi zera politike qe bejne propagande do te kete mashtrues por do te kete edhe disa burime te pakta qe ofrojne informacione te verifikuara. Gjeja e rendesishme tani eshte qe ne kete mori informacionesh te dime te dallojme ato qe jane te verifikuara.

Cili do te jete fati i shtypit te shkruar tani qe interneti eshte bere kaq popullor
Shtypi i shkruar do te vazhdoje te ekzistoje vetem se nuk do te jete ne leter por ne internet. Ai nuk do te zhduket. Edhe televizioni i mbijetoi internetit ashtu si radioja i mbijetoi televizionit. Mjetet dhe mekanizmat e komunikimit ndryshojne por ato nuk vdesin kurre plotesisht.

Perse ndodh qe njerezit ne pushtet ne Shtetet e Bashkuara preken kaq lehte nga shtypi ndersa nje gje e tille nuk ndodh per shembull ne Shqiperi. Duket sikur politikanet nuk duan tja dine se cthote shtypi per ta. Ndersa ne Shtetet e Bashkuara media ka arritur te rrezoje edhe presidente si Richard Nixon.

Kjo vjen mendoj ngaqe gazetaret nuk kane bere nje pune sa duhet te besueshme pra qe publiku te kete besim tek ata. Nese publiku krijon besim te media atehere kjo funksionon. Por nese shtypi nuk i jep publikut ate qe ai do apo per te cilen ka nevoje atehere ai nuk do te respektohet nga publiku. Nese publiku nuk ka respekt per shtypin aehere perse duhet qe politikanet te cilet kane akses te drejtperdrejte te publiku ta respektojne shtypin Pra respekti duhet fituar.

Dhe si fitohet respekti
Cdo gazetar duhet ta beje kete vete me punen e tij. Ai duhet te gjeje se cilat jane ceshtjet me te rendesishme qe prekin qytetaret dhe te hetoje rreth ketyre gjerave perse ndodhi kjo apo ajo gje kush qendron prapa kesaj ose asaj Dhe kete informacion tia jape publikut qe ky te dije se cilat ishin ngjarjet qe cuan ne krijimin e nje situate te caktuar. Ne kete menyre publiku do te kete njefare ideje se cduhet bere per ta ndryshuar gjendjen.

Sa i rendesishem eshte ne kete rast verifikimi i informacionit
Verifikimi i informacionit eshte me rendesi kritike. Njerezit duhet te dine se ajo qe po degjojne po lexojne ose po shikojne eshte e verifikuar. Kur nje njeri nje gazete apo nje televizion i tregon publikut dicka te re pyetja e pare qe bejne njerezit eshte nga e di ti kete Neqoftese nuk na e thua qarte se nga e ke marre vesh kete lajm atehere ne kemi cdo aresye per mos te te besuar. Mendoj se ky mund te jete njeri nga problemet me mediat ne Shqiperi. Edhe sikur te ishte miku yt me i ngushte ti nuk mund tia besosh ate qe ai te thote nese nuk te tregon burimin se nga e ka marre lajmin.

Ne vende si Shqiperia duhet mjaft guxim per te thene te verteten. Cmendoni
Po por eshte e vetmja menyre per te gezuar respekt. Nese nuk te intereson respekti nese nuk je i forte per te arritur ate qe duhet atehere nuk duhet te behesh fare gazetar.

Cfare eshte subjektivizmi ne gazetari dhe si mund te kapercehet ai sipas mendimit tuaj
Subjektivizmi eshte si nje virus ne te gjithe e kemi ate. Nga jeta nga pervoja dhe nga deshirat personale ne jemi subjektive. Por nje gazetar krijon nje metodologji per ta kapercyer ate. Gazetari ndjek disa hapa te caktuar ne verifikimin e informacionit hapa te cilat e shkepusin nga subjektivizmi. Pra jo se ne vete jemi te paanshem por metoda qe ne perdorim eshte si nje metode shkencore pra ne e verifikojme informacionin shtrojme pyetje rreth tij. Nese informacioni nuk u qendron pyetjeve qe ne bejme atehere ne themi e kam degjuar kete gje por nuk mund ta provoj kjo eshte ajo qe di tani per tani por mund te ndryshoj mendim neser.

Por kjo kerkon mjaft ndershmeri nga ana e gazetarithellip
Nese nje gazetar nuk eshte i ndershem ai nuk eshte gazetar. Integriteti pergjegjshmeria dhe pranimi i pergjegjshmerise jane ato qe e bejne gazetarin.

Cmund te na thoni per njeanshmerine politike te mediave te cilen ne e shohim edhe ketu ne Shtetet e Bashkuara. Disa media renditen ose djathtas ose majtas. Per shembull Fox News ne Amerike shihet si nje media konservatore. Ne e shikojme kete te aplikohet edhe ne Shqiperi.

Nuk shikoj ndonje arsye se perse njerezit nuk duhet te kene qasje ndaj cdo lloj informacioni. Mendoj se liria e fjales nenkupton lirine e fjales per te gjithe. Per shembull nese je konservator dhe beson ne disa parime te qeverisjes qe shihen si konservatore atehere thuaje kete. Nuk ka asgje te keqe persa kohe qe shikuesit e dine se kjo eshte nje media konservatore. Eumlshte ne doren e shikuesit te vendose nese do ta besoje ose jo kete media. Konservatoret mund te te thone disa gjera qe njerezit ka nevoje ti dine. Liberalet mund te mos i thone disa gjera dhe anasjelltas. Ideja per te patur zera qe konkurrojne eshte ajo qe e ben demokracine kaq te gjalle dhe interesante. Sepse keshtu te gjithe kane rast te perfshihen ne debat. Kjo u jep njerezve mundesine te zgjedhin ate informacion qe ata besojne se eshte i drejte dhe te nxjerrin vete perfundime.

Por a nuk themi ne shpesh se mediat duhet te jene te paanshme dhe te pavarura
Po por ne po flasim ketu per opinionet qe shprehin komentatoret ne keto media. Pra keta jane opinioniste dhe jo gazetare. Programe te tilla nuk duhen pare me mendimin se prej tyre do te nxjerresh fakte. Pra ti pret qe ata te te shpjegojne se si kane arritur ne nje opinion te caktuar. Nese ata nuk ta thone atehere thjesht mund ti trajtosh ato si nje karikature. Eumlshte njelloj si te shikosh nje film te bukur por shikuesi nuk mund te marre vendime mbi bazen e asaj qe thone njerezit qe flasin ne keto programe. Kjo nuk eshte gazetari por opinion. Opinioni mund te jete pjese e nje pakete mediatike por jo gazetari.

Por edhe opinionistet duhet te respektojne faktet dhe te verteten apo jo
Opinionistet me te mire jane ne nje fare menyre edhe gazetare. Anthony Lewis ka qene per vite me radhe nje nga komentatoret me te mire te gazetes New York Times. Po ashtu sic eshte sot edhe konservatori David Brooks. Anthony shprehte cdo dite opinionin e tij por ai gjithmone i paraqiste lexuesit faktet nga te cilat ishte nisur dhe se si e kishte formuar opinionin nga ato fakte. Pra kemi te bejme me shqyrtimin e fakteve nga pikpamja e gazetarit per te arritur tek nje perfundim qe ishte shume personal dhe i njeanshem ne favor te asaj qe ai deshironte te thoshte.

Si i hyte ju gazetarise
Une hyra ne gazetari aksidentalisht. Kisha nisur rrugen per tu bere biolog marine. E kisha bere ushtrine ne marine dhe kur mbarova universitetin isha i martuar dhe kisha dy femije mora edhe nje burse per te vazhduar studimet ne kete fushe. Nje mik me gjeti pune ne nje gazete gjate veres. Javen e dyte te punes zbulova se nje sherif i plotesonte vete urdherat per bastisje dhe shkonte e bente kontrolle neper shtepite e njerezve. Bera nje shkrim dhe brenda gjashte muajve sherifin e hoqen nga puna. Thashe me vete e cuditshme sa shume ndryshime mund te sjellesh ne kete bote thjesht duke qene gazetar. Mora ne telefon universitetin dhe u thashe jepjani bursen ndonje tjetri sepse une e kam gjetur profesionin tim. Me vone kur punoja ne Nashville te shtetit Tennessee zbulova se qeveria e atjeshme kishte nje zakon qe i merrte vendimet fshehurazi. Ata therrisnin nje komision ne ate qe e quanin sesion ekzekutiv dhe i nxirrnin gazetaret nga salla. Mendova se ata nuk kishin te drejte te vepronin keshtu prandaj refuzova te dilja nga salla. Me kercenuan se do te me nxirrnin me force por une nuk u tunda. Me ne fund ata e shtyne mbledhjen. Mengjesin tjeter ata u mblodhen nje ore me heret se zakonisht dhe miratuan nje rezolute me te cilen me ndalonin mua qe te mbuloja ceshtjet e qeverise. Nese une e shkelja kete ligj ata kishin te drejte te me fusnin ne burg pa asnje procedure ligjore. Une nuk e perfilla urdherin dhe shkova te mbuloja mbledhjet e tyre. Ata nuk me lane te hyja. Une kisha nje avokat me vete dhe i hodha ne gjyq. Per here te pare gjykata federale perdori Amendamentin e Pare per te hedhur poshte nje ligj te nje shteti dhe kjo shenoi fillimin e hartimit te nje ligji per transparencen e dokumenteve qeveritare ne Shtetet e Bashkuara. Pasi shkova te punoj ne gazeten New York Times doli ceshtja e ashtuquajtur Pentagon Papers Dokumentet e Pentagonit. Qeveria perpiqej te mbante te fshehte nje studim qe e kishte hartuar vete dhe ku pranonte gabimet qe kishte bere duke hyre ne lufte ne Vietnam cka kishte kushtuar shume jete njerezish. Se bashku me kolegun Neil Sheehan dhe te tjere une ndihmova per ti nxjerre ne drite keto dokumente duke bere qe ato te botoheshin ne New York Times. Kjo shenoi fillimin e fundit te Presidentit Richard Nixon.

Ne parim a duhet qe gazetari te nxjerre sekrete shteterore
Parimi qe ne zbatonim ne gazeten New York Times kur une punoja atje ishte ky Nese nje sekret shteteror te cilin gazetari e ka zbuluar eshte teper i rendesishem ai duhet bere publik me perjashtim te rasteve kur gazetari eshte i bindur se aty luhet me jete njerezish pra kur dikush mund te vdese nese sekreti publikohet. Ne raste te tilla sekreti nuk duhet te publikohet por duhet bere perpjekje te gjendet menyra qe ai te nxirret gradualisht dhe pa shkaktuar humbje jetesh.

Por a nuk demtohet interesi kombetar kur nxirret nje sekret shteteror
Mendoj se interesi kombetar eshte nje publik i informuar. Publiku nuk mund te marre vendime te peshuara pa ditur se cfare po ndodh.

Cilat jane rrenjet tuaja shqiptare Cilet ishin prinderit tuaj
Babai im ishte nje jetim nga fshati i vogel Kryekuq i Fierit. Ai erdhi ne Amerike ne vitin 1916 dhe u vendos ne Chester te Pensilvanise me nje grup shqiptaresh te tjere. Ai shkoi pastaj ne shtetin Tennesse po me keta shqiptare per ndertimin e nje hekurudhe ne malet e ketij shteti. Edhe nena ime ishte jetime nga Lekli i Gjirokastres. Ajo jetonte ne Florida por pastaj erdhi bashke me vellezerit ne Chester. Pasi hekurudha mbaroi babai hapi nje restorant ne Tennessee dhe shkoi ne Chester per te gjetur nje grua qe ta ndihmonte per mbajtjen e restorantit. Dhe keshtu u martua me nenen time e cila ne ate kohe ishte 15 vjece. Ajo kishte vetem nje vit ne Amerike dhe u martua nje dite te shtune me nje burre qe e kishte njohur te enjten. Te dielen ajo nisi udhetimin per ne Tennessee. Te dy kaluan nje jete te mire. Ne qytetin e vogel ku ata jetonin kishte shume pak njerez nga Evropa jugore banoret ishin kryesisht irlandeze ose skoceze. Prandaj ne ishim te ndryshem nga te tjeret. Me pelqente ai qytet i vogel por une desha te bej gjera me te medha me te rendesishme.

A u perpoqen prinderit tju mesonin shqipen kur ishit i vogel
Prinderit perpiqeshin te me mesonin anglishten per te me derguar ne shkolle sepse ne shtepi flitej shqip. Por kur une u largova nga shtepia e harrova shqipen. Jam penduar qe e bera kete sepse pas shume vitesh kur shkova per here te pare ne Shqiperi u perpoqa ta rikujtoj gjuhen por nuk munda. Me vjen keq per kete qe i bera vetes.

Me vone kur u bete gazetar a ju ka interesuar Shqiperia sistemi i saj politik dhe pastaj kalimi ne demokraci
Patjeter. Kam shkruar komente per Shqiperine dhe kam botuar nja dy ne gazeten New York Times qe njerezit te kuptonin se cishte Shqiperia pasi mendoja se ky ishte nje vend magjepses qe kishte perqafuar sistemin komunist e megjithate nuk ishte pjese e bllokut sovjetik por jepte e merrte me kinezet per te mos lejuar ruset te hynin aty. Vendi ishte jashtezakonisht i izoluar dhe ndonese bera shume perpjekje per te shkuar atje Hoxha nuk me la te hyja. Per fat te mire ai vdiq dhe atehere une munda te hyja ne Shqiperi.

Ju deshet te shkonit atje per te shkruar mbi Shqiperine
Desha te kuptoja nga kishin ardhur prinderit e mij desha te njoh njerezit te shkruaj per Shqiperine. Hoxha nuk me lejonte sepse isha gazetar dhe ai nuk lejonte gazetare te New York Times-it te mblidhnin informacion per vendin.

Si ju duket tranzicioni i Shqiperise ne demokraci
Eumlshte i veshtire. Eumlshte i veshtire sepse Shqiperia ishte teper e izoluar nga bota e mbyllur si nje iriq dhe kjo nuk e lejoi te zhvillonte nje sistem ekonomik. Pra ishte e veshtire qe ata te krijonin nje baze ekonomike te mjaftueshme per tu dhene njerezve ate cilesi jetese qe ata meritojne si dhe nje qeverisje te bazuar mbi konceptin progresiv te ndarjes se pasurise. Kjo ende nuk ka ndodhur dhe eshte e veshtire per tu realizuar.
Intervista eshte marre te zeri i amerikes

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›