E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksi Qukës–Qafë Plloçë vijon të jetë i bllokuar, qarkullimi devijohet nga rruga e vjetër

Aksi rrugor Qukës–Qafë Plloçë vijon të jetë i bllokuar plotësisht për qarkullimin e mjeteve pas shkarjeve masive të dherave dhe shkëmbinjve që u regjistruan ditën e djeshme (7 janar).

Sipas autoriteteve, në këtë aks u regjistruan ditën e djeshme tre shkarje të njëpasnjëshme, të cilat përkeqësuan ndjeshëm situatën.

Ndërkohë, paraditen e sotme është lejuar qarkullimi vetëm përmes rrugës së vjetër, si dhe bajpasit Qafë Plloçë–Gështenjas, ndërsa policia rrugore u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të shmangin aksin e bllokuar dhe të ndjekin sinjalistikën e vendosur në terren.

Autoritetet ndodhen në zonë dhe po punojnë për pastrimin e rrugës dhe vlerësimin e mëtejshëm të situatës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›