Përmbytjet në Fier, në fshatin Ferras çahet argjinatura e kanalit të Martinës, uji vërshon nëpër rrugë

Situata në Fier vijon të jetë e vështirë për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet intensive të shiut, ndërsa bëhet me dije se në fshatin Ferras është çarë argjinatura e kanalit të Martinës.
Kjo ka bërë që uji të vërshojë nëpër fshat, duke rrezikuar banesat. Ndërkohë, Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka bërë me dije se evakuimi i banorëve ishte drejt përfundimit në këtë fshat, sikurse edhe në Fitore dhe Bishan.
Po ashtu, evakuimet kanë vazhduar edhe në zona të tjera përgjatë grykëderdhjes së Vjosës.
/rtsh.al/