E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama për situatën në Gjirokastër: Po punohet në çdo cep për normalitetin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasditen e sotme lidhur me situatën e krijuar nga moti i keq në qytetin e Gjirokastrës. Përmes një komunikimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka informuar mbi mobilizimin e strukturave shtetërore në qytetin e gurtë.

Rama bëri të ditur se aktualisht po zhvillohet një operacion intensiv në terren për të menaxhuar pasojat e reshjeve.

“Në Gjirokastër, në çdo cep, ekipet e bashkisë dhe emergjencave civile po punojnë me të gjitha mjetet dhe kapacitetet njerëzore,”, u shpreh Kryeministri.

Sipas tij, angazhimi është maksimal për të përballuar atë që ai e cilësoi si “orë të vështira për qytetin”.

Objektivi kryesor i ndërhyrjes së ekipeve të emergjencës dhe atyre bashkiake është rikthimi sa më i shpejtë i normalitetit për qytetarët dhe zhbllokimi i akseve problematike.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›