E Enjte, 5 Nëntor 2026

Aksident i dyfishtë në Maliq, shtatë persona të plagosur

Një aksident i dyfishtë ka ndodhur në afërsi të fshatit Pendavinj në Maliq.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se është përplasur një furgon me një automjet.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i furgonit dhe 3 pasagjerë në këtë automjet si dhe 3 pasagjerë që udhëtonin me automjetin tip “Volkswagen”, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›