E Premte, 6 Nëntor 2026

Aksident i rëndë në Francë, autobusi me fëmijë përplaset me pemën, dy persona pësojnë arrest kardiak, disa të plagosur

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e së premtes, në lindje të Francës, ku një autobus që transportonte fëmijë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë. Raportimet paraprake bëjnë me dije se dy persona kanë pësuar arrest kardiak, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Aksidenti ndodhi rreth orës 07:00, në rrugën provinciale D22, në zonën e Lent, në departamentin Ain, rreth 10 kilometra në jug të qytetit Bourg-en-Bresse.

“Autobusi doli nga rruga dhe goditi një pemë në një hendek”, deklaroi kryebashkiaku Yves Christin për Agjencinë Franceze të Lajmeve (AFP), duke konfirmuar se dy persona kishin pësuar arrest kardiak. Prefektura e Ain konfirmoi se në aksident kishte disa viktima, por pa dhënë ende një bilanc të plotë për numrin e të plagosurve dhe gjendjen e personave që ndodheshin në autobus. Në vendngjarje janë angazhuar zjarrfikësit, ekipet mjekësore, policia dhe autoritetet lokale. Për të mbështetur ndërhyrjen janë dislokuar edhe dy helikopterë.

🚨 ACCIDENT DE LA CIRCULATION | Secteur de Lent

Un accident impliquant un car d’une ligne de transport interurbain s’est produit dans le secteur de Lent. Plusieurs victimes sont impliquées.

Le préfet a activé le centre opérationnel départemental (COD) afin de coordonner l’action des différents acteurs de la gestion de crise.

Les services de secours et les forces de l’ordre sont mobilisés sur place. Les maires apportent également leur concours à l’opération de secours.

⚠️ Il est demandé à la population d’éviter le secteur. Des mesures de déviation sont en cours.

Le préfet se rend sur place.

— Préfet de l’Ain (@Prefet01) November 6, 2026

Prefekti ka aktivizuar Qendrën Operative të Departamentit (COD), me qëllim koordinimin e operacionit dhe menaxhimin e situatës. Ndërkohë, një bashki fqinje ka vënë në dispozicion ambientet e saj për të pritur dhe mbështetur familjarët e pasagjerëve. Ministri francez i Transportit, Philippe Tabarot, dhe prefekti pritet të mbërrijnë në zonën e aksidentit. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin zonën, ndërsa në rrugët përreth janë vendosur kufizime dhe devijime të trafikut për t’u krijuar mundësi ekipeve të shpëtimit të ndërhyjnë.

© BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›