E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident i rëndë në Përmet, makina përplas për vdekje të moshuarin

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:10 në aksin rrugor “Përmet-Çarçovë”. Një 90-vjeçar, banues në Përmet, është përplasur nga një automjet dhe ka ndërruar jetë në vend.

Sipas policisë, automjeti drejtohej nga shtetasi A. M., 52 vjeç, banues në Përmet, i cili është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›