Aksident i rëndë në aksin Fier-Roskovec, 2 të plagosur transportohen me urgjencë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Fier–Roskovec, pranë zonës së Zharrëzës, ku dy automjete janë përplasur mes tyre dhe më pas kanë përfunduar në një kanal anës rrugës.
Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në spitalin e Fierit. Ende nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen e tyre shëndetësore.
View this post on Instagram
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë rrugore, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Qarkullimi në segmentin përkatës është vështirësuar përkohësisht.
/vizionplus.tv