E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident i trefishtë në aksin Fier–Cakran, njëri nga drejtuesit dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin e vjetër Fier–Cakran, ku janë përfshirë tre automjete, një “Audi”, një “Hyundai” dhe një “Volkswagen”. Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i lënduar lehtë drejtuesi i njërit prej mjeteve, i cili është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit për ndihmë mjekësore.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›