E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohen 3 shtetase kineze në Durrës, ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira

Policia e Durrësit ka arrestuar tre shtetase kineze në kuadër të operacionit “Space”.

Shtetaset kineze akuzohen se kishin marrë me qira një apartament në lagjen nr. 13, Plazh dhe e kishin përshtatur për të ushtruar prostitucion.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni janë proceduar penalisht 5 shtetas, për veprën penale “Prostitucioni”.

Konkretisht u vunë në pranga shtetaset kineze M. Y., 41 vjeçe, J. B., 43 vjeçe dhe L. H., 47 vjeçe.

U proceduan penalisht shtetasit A. Gj., O. Ll., V. N., A. K. dhe A. G.

Nga hetimet e kryera rezultoi se 3 shtetaset kineze kishin marrë me qira një apartament në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, dhe e kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit.

Gjatë kontrollit në ambientet e apartamentit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 3 pasaportat e shtetaseve kineze, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga prostitucioni, 8 celularë dhe 11 karta të bankave të Republikës së Kinës dhe të Emirateve të Bashkuara Arabe./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›