E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Laç, një person i lënduar

Një aksident i trefishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Laç, në kryqëzimin e Spitenit.

Në aksident janë përfshirë tre automjete, ndërsa si pasojë e përplasjes një person ka mbetur i lënduar.

I dëmtuari është transportuar për ndihmë mjekësore dhe, sipas informacioneve paraprake, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›