Aksident me vdekje në Durrës

schedule08:07 - 4 Nëntor, 2026
Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Durrës, ku një person ka humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30, në rrugën dytësore, në lagjen nr. 13, ku një automjet, me drejtues një 39-vjeçar banues në Kavajë, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë pasagjeri 48-vjeçar.
Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja, ndërsa policia po punon për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po vijon hetimet për të dokumentuar dhe zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit.
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!


