Moti i keq në Vlorë, Dredha: Kemi evakuuar 22 familje, do të vendosen në dispozicion konviktet

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha tha se janë evakuuar 22 familje si pasojë e motit të keq dhe përmbytjeve.
Kryebashkiaku theksoi se ekipet janë në terren dhe po bëjnë maksimumin, por sasia e prurjeve të shiut është e madhe dhe vështirë të menaxhohet.
Dredha shtoi se do të vendosen në dispozicion konviktet për gjithë banorët e evakuuar.
“Realisht është diçka përtej angazhimit tonë, po bëjmë maksimalen, por sic e shikoni këto prurje shiu është e vështirë të menaxhohen. Kemi evakuuar 22 familje, ndërkohë do të vendosim në dispozicion edhe konviktet te shkolla mjekësore për cdo familje që do evakuohet”, tha Dredha. /vizionplus.tv